Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayerni Muncih, i ka mbyll derën Interit për një transferim të mundshëm të Arturo Vidal.

Tash e një kohës është duke u folur për interesimin e Interit për lojtarin nga Kili.

Ai ishte kërkuar me ngulm gjatë verës, por që nuk kishin arritur marrëveshje.

Por lajmet e fundit shkruanin për një interesim të Interit që në janar për lojtarin.

Lexo po ashtu:

Por Hasan Salihamidzic nmë një intervistë për Bild ka thënë se Vidal nuk largohet.

Sipas boshnjakut Vidal mbetet një lojtar kyç për lojën e Jupp Heynckes dhe nuk mendohet largimi i tij në janar.

Vidal ka bërë karrierë në Serie A te Juventusi me shumë sukses. /Telegrafi

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: