Fjorentina Halili e “Big Brother 9” ishte një nga ish-banoret që u rikthye në vëmendjen e publikut këtë javë, pasi rrëfeu në emisionin e pasdites jetën e saj të re, pas ndarjes nga djali simpatik nga Tirana që e njohu në audicione.

 

 

Grimierja nga Tirana këtë sezon të ri teleziv ka nisur punë make-up artist në televizionin “Top Channel” si grimierja e re e imazheve të këtij televizioni. Ajo postoi disa foto nga dhoma e grimit me diçiturën: Kush na ka inat dhe xhelozi, plaçin në vend!”. Nuk munguan komentet e ndjekësve rreth nëntekstit të këtij statusi.Edhe pse është fillimi, ajo duket se është integruar mirë me stafin, për të mos thënë që është miqësuar mjaft me aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli”. Në festën e organizuar nga ky televizion në kujtim të ditëlindjes së pronarit të ndjerë të “TCH”, Dritan Hoxha, Fjorentina u fotografua tek argëtohej dhe kërcente në maksimum.

Për koincidencë, partneri i saj i kërcimit në këtë rast ishte një tjetër Ols, pikërisht Olsi Byluku, aktori që luan në “Portokalli” Kimikatin. Nisur nga natyra e saj alegro, Fjorentina e ka shumë të thjeshtë të zërë miqësi të reja, krahas atyre të vjetra

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: