Për të kuptuar se ku kanë ngecur procedurat për hapjen e kufirit të ri Llojan – Miratoc, në Shkup erdhi kryetari Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi. Ai u takua me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Pas takimit një orësh, Arifi tha se hapja e kësaj pike kufitare është vetëm çështje teknike dhe jo politike.

“Është thjeshtë çështje teknike, në aspektin administrativ të gjitha procedurat janë të kryera por ka mbetur vetëm në aspektin teknik. Bëhet fjalë për një asfalt, aty në kufi dhe shpresojmë se shumë shpejtë do procedohet në këtë kontekst dhe të kontaktojnë qeverinë e Maqedonisë ta shty ketë aspekt teknik dhe të shpejtohet kjo punë”, u shpreh Shqipërim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës.

Kreu i Preshevës, tha se ka kërkuar ndërhyrjen e Xhaferit, në tejkalimin e procedurave burokratike për studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës që studiojnë në universitetet e USHT-së dhe UEJL.

“Do të ketë një diskutim në kuvend në lidhje me këtë çështje ku do të propozohet edhe një formë për tejkalimin e kësaj situate të vështirë për studentet tanë, pasi këtu zgjedhjet lokale kanë mbaruar këtu do të tejkalohet kjo sepse është në të mirë të rinjve tanë për tu shkolluar për neve”, shtoi Arifi.

Arifi tha se ka marrë premtimin nga Xhaferi, për mbështetje institucionale për qytetarët e Luginës së Preshevës, që studiojnë dhe veprojnë në Maqedoni.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: