Pas lindjes së fëmijës duhet të keni kujdes me disa veprime, kjo pasi ajo që për një të rritur mund të jetë normale, për një bebe nuk është e tillë. E dini se cilat janë konkretisht veprimet që nuk duhet të bëni? Disa prej tyre:

• Të mos lani duart. Asnjëherë mos e prekni beben me duar që më parë nuk janë larë, kjo pasi ato janë plot me mikrobe dhe sistemi imunitar i bebes është jo i maturuar.

• T’i afroheni një të porsalinduri nëse keni kollë apo grip. Madje nëse nuk jeni mirë me shëndet nuk duhet të paraqiteni në shtëpinë e të porsalindurit.

• Të lejoni të qëndrojnë shumë persona pranë tij. Atij kjo gjë nuk i pëlqen dhe mund të fillojë të irritohet.

• Mos e stimuloni tepër. Mos i këndoni shumë, mos e thërrisni vazhdimisht në emër etj. Gjatë muajve të parë të jetës fëmija kërkon pranë vetëm nënën dhe babain dhe nëse ju jeni pranë tij, ai tashmë e ka kuptuar, për këtë arsye mos e stimuloni më tepër nëse nuk doni ta nervozoni.

Mos e merrni nga krahu i nënës. Ai është një moment magjik për të dy, dhe nëse keni dëshirë ta merrni në krah duhet të pyesni më parë nënën. Dhe nëse nëna e re refuzon duhet ta kuptoni dhe të mos mërziteni.

• Të mos plotesoni nevojat e tij. I porsalinduri ka nevojë të ushqehet kur do ai, ndonjëherë të qëndrojë për shumë kohë në gjoks, të flejë kur do ai e me rradhë, dhe për këtë arsye ju nuk duhet të përpiqeni t’i vendosni orare. Më vonë, me rritjen mund ta bëni këtë.

• Ta lini të qajë. Nëse ai e bën këtë ka një arsye, prandaj përgjigjuni, ka nevojë për ju.

• Të mos i flisni. Fëmija ka nevojë për zërin tuaj, prandaj ju dhe bashkëshorti juaj duhet t’i flisni sa më shumë.

• Të mos e nxirrni për një shetitje. Fëmija ka nevojë të shëtisë për të marrë rreze dielli si edhe për të qënë më i qetë. Kjo do t’ju bëjë edhe ju të ndiheni mirë.

• T’i bërtisni. E përse duhet t’i bërtisni një të porsalinduri? E qara është fjala e tij dhe në vend që të bërtisni, përpiquni të kuptoni se çfarë ka

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: