Të gjithë kemi dëgjuar se trupi i njeriut përbëhet kryesisht nga uji dhe se ne duhet të konsumojmë një shumë të caktuar për të mbijetuar. Shumë prej nesh na është thënë të pijmë rreth 6-8 gota uji në ditë. Konsumimi jo i sasisë së rekomanduar mund të çojë në dehidrim që shfaqet në simptoma të ndryshme si;

1. Urina juaj është e Verdhë e Errët
Kjo është shpesh shenja e parë që nuk po pini ujë të mjaftueshëm, keshtu qe veshkat nxjerrin një përqendrim më të lartë të produkteve të mbeturinave në urinë.

2. Renia e sasise se jashteqitjes te urinës.
Shumica e njerëzve urinojnë midis 6-7 herë brenda një periudhe 24-orëshe. Nese te kundert veshkat përpiqen të mbajnë sa më shumë lëng që të jetë e mundur për të parandaluar dehidrimin.

3. Kapsllëku.
Dehidrimi shtë një nga shkaqet më të zakonshme të kapsllëkut, dhe nëse nuk jeni plotësisht i hydruar, trupi juaj do të përpiqet të thithë ujin nga kudo që të jetë e mundur, duke përfshirë edhe zorrës së trashë tuaj.

4. Lëkura juaj është e thatë dhe rrudhat janë më të theksuara.
Dehidrimi mund të çojë në irritim, ndezje, kruajtje dhe lëkurë të ndjeshme. Në raste të rënda, lëkura mund të bëhet shumë e kuqe me të çara dhe gjakderdhje, gjithashtu qelizat zvogëlohen, duke shkaktuar rrudhat të duken më të theksuara.

5. Te qenit i uritur dhe rritja e peshës
Trupi yne nuk ben dallim midis urisë dhe etjes. Deshira për ushqim në vend të një gote uji çon në konsum të tepërt kalorik dhe shtim në peshë. Nëse ndiheni i uritur, merrni një gotë ujë para ushqimit dhe prisni 10-15 minuta.

6. Etja dhe goja e thatë.
Ndjenja e etjes për ujë është një shenjë që membranat e mukozës në trup kanë nevojë për hidratim.

7. Dhimbja e kokes.
Kur nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj do të përpiqet të ruajë dhe të ripërdorë ujin nga mungesa e lëngjeve. Më pas, indet e trurit humbasin viskozitetin dhe zvogëlohen,duke aktivizuar reagimin e receptoreve te dhimbjes.

8. Lodhja.
Kur jeni dehidratuar, vëllimi i gjakut zvogëlohet dhe zemra duhet të punojë më shumë për të nxitur oksigjenin dhe lëndët ushqyese përmes trupit.

9. Dhimbja e kyceve.
Kur trupi nuk merr ujë të mjaftueshëm, bie niveli i lubrifikimit dhe pasurimi me lëndë ushqyese që çon në dëmtimin e qelizave të kërcit.

10. Sistem imunitar i dobët.
Dehidrimi rrit përqendrimin e toksinave në gjak, gjë që mund të dobësojë sistemin imunitar.

Burimi:homehealthyrecipes.com

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: