Në mbledhjen e Kryesisë së LSI, Luan Rama ka sulmuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke deklaruar se njerëzit e tij janë “arkitektura” e piramidës kriminale.

“Do ta kthejmë çdo forum, edhe konventën në një mekanizëm produktiv. Problemet janë evidente, ato sa vijnë e bëhen më të dukshme edhe në sytë e publikut, çfarë na mbetet ne është induktimi i këtij tempi dhe i shqetësimit që ne kemi për të bërë të mundur ndjeshmërinë qytetare si reagim mbrojtës ndaj qeverisjes. Çdonjëri nga ne, me këtë merak, me këtë fokus do duhet të ndjekë nga sot nesër e deri sa të realizojmë konventën, ardhjen e delegatëve që vijnë edhe për situata të ngjashme nga ato që ne evidentojmë. Ndeshin të njëjtën arrogancë të këtyre saimirëve të vegjël, nëpër bashki apo njësi administrative që janë arkitekturë e piramidës kriminale”, u shpreh Rama duke kaluar edhe te situata me minatorët e Bulqizës.

“Unë dua të veçoj edhe një gjë që kryetarja e tha drejt dje me minatorët e Bulqizës: Ne duhet të jemi sfidantë duke i ofruar projekte reale për ta vënë përballë ballafaqimit me qytetarët ofertën konkrete”, u shpreh Luan Rama i LSI.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: