Një çift ka arritur të ndërtoi një shtëpi në dru në zemër të xhunglës – dhe të gjithë ata që kanë rastin të kalojnë një orë brenda saj, mund të kënaqen me pamjen që ofron tarraca e saj.

 

Pronarët e shtëpisë në dru Tod dhe Diane Sherman, kanë realizuar ëndrrën e kamotshme për të ndërtuar një shtëpi në dru në zemër të xhunglës, e cila qëndron e varur në maje të drunjve dhe ka pamje përrallore nga bregu i ishujve Karraibe, transmeton Telegrafi.

E punuar me përkushtim të madh në një lartësi prej 10 metra mbi tokë, kjo shtëpi është e veçantë për faktin se gjendet në xhungël por që ofron pamje nga oqeani.

Ajo gjendet mes Paunch dhe Bluff në Panama, rreth 3 milje larg qytetit Bocas. Të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një natë në këtë shtëpi duhet të paguajnë 110 dollarë.

Ndërkaq nëse pushuesit dëshirojnë të shijojnë rrezet e diellit në plazhet e bukura, duhet të ecin vetëm 10 minuta. Brenda saj nuk mungon asgjë, pasi posedon kuzhinën, tualetin, dhomën e gjumit për çift dhe tarracën për kafenë e mëngjesit.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: