Asteroidi TC4 kaloi 95 mijë kilometra pranë Tokës në tetorin e 5 viteve më parë. Këtë të enjte ai do të kthehet të na vizitojë. Por kësaj here ka vendosur të na “përkëdhelë” më nga afër.

 

Distanca me planetin tonë do të jetë 44 mijë kilometra. Por pavarësisht kësaj, as këtë herë për fat të mirë asteroidi i kategorisë Apollo, nuk do të shkaktojë problem.

Astronomët kanë llogaritur se mundësia për prekje me planetin tonë është e një përqindjeje ekstremisht të vogël: 0,00055 %.

Michael Kelley, shkencëtar i programit dhe shtabi i NASA-s për fushatën e vëzhgimit të TC4, tha se “shkencëtarët gjithmonë e kanë vlerësuar njohjen kur një asteroid do të bëjë një qasje të afërt dhe të kalojë në mënyrë të sigurt në Tokë, sepse ata mund të bëjnë përgatitjet për të mbledhur të dhëna për të karakterizuar dhe mësuar sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me të”.

Ai shtoi më tej se “rruga e asteroidit është përshkruar si një ‘humbje e ngushtë’ nga shkencëtarët, pasi, në terma astronomikë, është një fije floku larg.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: