Të qenit mama është kënaqësia më e madhe në jetë, por gjithashtu është edhe një ndër përvojat më të vështira që mund ta keni përballë. Nga momentet e ëmbla, duke qeshur dhe lexuar së bashku, deri tek ato më të vështirat; nëna dhe babai janë përherë aty për tu përballur me gjithçka, dhe ndonjëherë vërtetë është shumë e lodhshme.

Një mama, e quajtur Bethany, përshkruan disa nga momentet më të mira dhe ato më sfidueset të të qenit prind. Momentet kur ndihesh plotësisht i rënë, për mamat të cilat ndihen sikur janë duke dështuar në detyrën e tyre të prindërimit, ajo ka vetëm këto fjalë: Ti je duke bërë mjaftueshëm.

Ti je duke bërë mjaftueshëm…

Për mamanë që fshehet në banjon e saj, sepse ka nevojë vetëm për disa minuta që të pushojë dhe nga lodhja t’i fshehë lotët tek i rrjedhin faqeve.

Për mamanë që është lodhur shumë, dhe ndihet se nuk do ia dalë më të kryejë detyrat e saj, dhe po mendon të dorëzohet e të gjejë një mundësi të pushojë vetëm pak.

Për mamanë, e cila rri vetëm në veturën e saj, dha ha ushqimin të cilin nuk do të dëshironte që të tjerët ta shohin.

Për mamanë e cila është ulur në divan, dhe ka nisë të qajë pasi u ka bërtitur fëmijëve të saj, dhe tani po ndihet fajtore dhe e padenjë për ata.

Për mamanë e cila përpiqet të ndihet mirë me veten e saj, e sigurtë dhe e bukur.

Për mamanë e cila nuk dëshiron të largohet nga shtëpia sepse ka shumë gjëra për të bërë e nuk e di kurrë se kur do të përfundojnë.

Për mamanë që përgatit disa herë të njëjtin ushqim sepse nuk i ka dalur siç ajo ka dashur.

Për mamanë që ndihet vetëm, qoftë duke ndenjur në dhomë e vetmuar, qoftë në shoqërinë e të tjerëve.

Ti je duke bërë mjaftueshëm.
Ti je e rëndësishme.
Ti je e denjë.

Kjo është një fazë e jetës sonë, shumë e vështirë, sfiduese, e paparashikueshme, që në fund fare do t’ia vlejë. Por tani për tani është shumë e vështirë, dhe vështirësia secilës prej nesh na shfaqet në forma të ndryshme. Ne nuk flasim shpesh për vështirësitë tona derisa rrisim fëmijët, por po, është shumë e vështirë, dhe nuk je ti e vetmja.

Ti je duke bërë mjafteshëm.
Ti je duke bërë më të mirën tënde.
Sytë e vegjël të fëmijëve tuaj, u shikojnë juve me admirim  –  mendojnë se ju jeni të përkryera. Ata mendojnë se ju jeni duke bërë shumë më shumë se mjaftueshëm.

Ato duar të vogla që zgjaten për tu mbajtur në ju – mendojnë se ju jeni njerëzit më të fortë në botë. Ata besojnë se ju mund ta pushtoni botën.

Ato gojë të vogla duke ngrënë ushqimin që ju u jipni atyre – mendojnë se ju jeni më të mirët sepse barku i tyre është plot.

Ato zemra të vogla, që prekin zemrat tuaja – nuk duan asgjë më shumë sesa juve. Ato ju duan juve.

Sepse ju jeni duke bërë mjaftueshëm. Ju jeni më shumë se të mjaftueshme, mama të dashura.

Ju jeni të mrekullueshme.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: