Në Kosovë, në mentalitetin tonë, edukimi i fëmijëve përmes dhunës, është shndërruar në kulturë. Mekanizmi i dhunës, vazhdon me qenë mjeti më i përdorur në edukimin e fëmijëve. Ky  artikull vjen si një perspektivë e nevojshme, dhe mundet tu hyjë në punë njerëzve që kanë kurajon të zbulojnë mënyra më efektive në edukimin e të vegjëlve të tyre.

Shpesh herë ngjanë shumë e vështirë përpjekja për të fituar vëmendjen e fëmijëve që ata të dëgjojnë atë çfarë ne u themi, në veçanti kur ata janë 2 – 3 vjec, saqë për shumë prindër e kujdestarë kjo duket më e vështirë se të ngjitesh në majën e Everestit.

Për këtë arsye, ky artikull rendit disa mënyra se si mund të komunikoni me fëmijën tuaj, dhe me shumë gjasë do të funksionojë .

Ndiqni hapat:

  1. Sistemoni ndjenjat

Ata nuk u dëgjojnë dhe nuk e marrin si të mirëqenë asnjë fakt kur ju jeni me nerva kaçurrel gjatë bisedës, saqë është shumë më mirë që para diskutimit të merrni frymë thellë për 10 sekonda.

Kjo i ndihmon fëmijët të përqëndrohen  në atë çka do të diskutohet.

  1. Shmange zërin e ashpër dhe mos bërtit

Është në natyrën njerëzore që kur flasim me zë të ashpër ose bërtasim, e tregojmë të kundërtën. Në vend të kësaj, foli me zë të butë, duke i pëshpëritë emrin, dhe drejtoji vetëm nji kërkesë. Kjo e bënë atë që të ndihet më pak i sulmuar dhe më i gatshëm të dëgjojë.

  1. Foli duke e shikuar në sy

Ulu në lartësinë e tij dhe shikoje në sy. Pyete ose kërkoji me të shiku në sy. Provo të tregosh butësi prej syve. Kështu e ndihmon atë që të përfshihet në bisedë dhe të ndjehet sikur edhe ai/ajo po dëgjohet dhe është I rëndësishëm.

  1. Fol shkurt dhe këndshëm

Vetëm një kërkesë brenda një kohe, dhe bëje direkt. Provo ta përmbledhësh në një fjali.

  1. Provo t’I shmangësh formulimet negative

Duket sikur për gjithçka ne mezi presim tu themi JO. “Mos vrapo”, “Mos e godit”, “Mos i shkruj muret” etj, dhe kjo na bënë të dukemi sikur gjithcka është negative. Në vend të “MOS VRAPO”, provoni p.sh. ” Më mirë po ecim”. Përpiquni t’i formuloni fjalitë, pa e përdorë ‘JO’. Sa më shpesh ata e dëgjojnë, aq më pak reagojnë.

  1. Mos e përdorni ‘NËSE’

Nëse e përdorni “Nëse ti e bënë këtë…kjo ndodh”, përdore ” Kur ti t’i rregullosh lodrat e tua, ne do të shkojmë të luajmë jashtë”. ‘KUR’, nënkupton atë se çka ju prisni prej atyre të bëjnë, ndërkohë që ‘NËSE’, u jep atyre edhe alternativën tjetër; mos me dëgju.

  1. Zgjedhjet

Nëse jeni duke shkuar dikund, dhe atij i duhet të veshë palltën (gjë që fëmijët zakonisht refuzojnë), pyete : E dëshiron të kuqen apo të kaltrën? Kjo i fuqizon ata, dhe i bën pjesë të një veprimi të cilin ata duhet ta kryejnë.

  1. Ndihmoni ata të shprehen me zë:

Është shumë e rëndësishme që të diskutoni me ata se për çfarë po ndëshkohen; p.sh. pse u janë marrë lodrat, ose u është shkurtuar koha e lojës. Mësoni ata se duhet të kërkojnë falje.

Duke u shpjeguar atyre se përse ata duhet të kërkojnë falje, i ndihmon të kuptojnë se çfarë kanë bërë gabim.

  1. Bëje atë për të cilën i paralajmëron:

Nëse i thoni fëmijës se do t’ia merrni lodrat, nëse ai i gjuan përsëri ato, bëjeni, merrjani. Nëse fëmijët mendojnë se ju nuk e bëni atë që e thuani, ata kurrë s’do tu dëgjojnë. Mos jipni paralajmërime të kota.

  1. Vendosni disa gjëra të cilat ata nuk guxojnë t’i bëjnë:

Ju s’duhet tu ndaloni gjithçka. Fëmijët kanë nevojë të marrin disa vendime vetëm. Diskutoni me partnerin e juaj (nëse e keni), se çka fëmijët munden ose nuk munden të bëjnë, në mënyrë që mos të bini në kundërshti me njëri – tjetrin, ku njëri prind toleron, e tjetri jo. Kështu s’do të kishte efekt.

  1. Mos të të vijë keq t’i kërkosh falje:

Ne jemi njerëz dhe reagojmë, dhe atëherë kur flisni ashpër ose bërtisni shumë, kërkoni falje fëmijut tuaj. Fëmiju juaj ka nevojë të dijë dhe të kuptojë se kur ju bëni gabime, përpiqeni t’i përmirësoni ato.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: