Kur është fjala për alienët është e vështirë të japësh një mendim të mirëfilltë mbi paraqitjen e tyre, duke qenë se ende nuk është vërtetuar ekzistenca e tyre, por një grup shkencëtarësh në universitetin e Oksordit e kanë krijuar një ide.

Sipas asaj që shkruan Russia Today, me kalimin e viteve, filmat fantastiko-shkencorë, emisionet telvizive dhe librat kanë portretizuar alienët.  Ata shpesh shfaqen si përbindësha, të etur për shkatërrimin e njerëzimit.

Në një dokument të botuar të mërkurën në revistën ndërkombëtare të Astrobiologjisë, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Oksfordit, kanë një sugjerim tjetër, megjithatë, duke përfshirë edhe Teorinë e Evolucionit të Darvinit.

“Duke marrë parasysh faktin që alienët kanë pësuar ndryshime të mëdha, gjë që mendohet se ka sjellë edhe ekzistencën e këtyre specieve në Tokë, mund të themi se ka një nivel parashikushmërie për fazën e evolucionit të tyre në të cilën ata do të dukeshin si ne”,  tha autori i studimit Sam Levin në një njoftim për shtyp.

“Të parashikosh alienët është e vështirë”, tha Levin. “Ne kemi vetëm një shembull të jetës, jeta në Tokë”.

“Qasjet e kaluara në fushën e astrobiologjisë kanë qenë kryesisht mekanike, duke marrë atë që shohim në Tokë dhe atë që dimë për kiminë, gjeologjinë dhe fizikën për të bërë parashikime për alienët” , shtoi ai.

Levin beson se duke përdorur teorinë evolucionare, ata do të jenë në gjendje të bëjnë parashikime se si mund të duken alienët në të vërtetë

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: