Një kafkë e lashtë, e gjetur së fundmi në Papua Guineja të Re, ka shumë mundësi të jetë e viktimës më të vjetër të tsunamit në botë, thonë shkencëtarët.

Kafka ishte zbuluar në vitin 1929 afër qytetit Aitape dhe me prejardhje i atribuohej species Homo erectus, stërgjysheve të njerëzve modernë, transmeton Express.

Megjithatë, shkencëtarët tani thonë se ajo zonë dikur ishte lagunë bregdetare që ishte goditur nga një tsunami rreth 6.000 më parë.

Ata besojnë se kafka i takonte një personit që kishte vdekur nga tsunami.

Zbulimi erdhi pasi ekipi ndërkombëtar i krahasoi fundërritë e asaj zone me dheun e një rajoni të afërt që ishte goditur nga një tsunami shkatërrues në vitin 1998.

“Derisa eshtrat janë studiuar mirë, në të kaluarën pak vëmendje i ishte kushtuar fundërrinave ku ishin zhgroposur”, ka thënë autori James Godd nga Universiteti i Neë South Wales.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: