Disa kriminelë të pamëshirshëm shqiptarë kanë rrëmbyer të afërmit e moshuar të rivalëve të tyre për shuma më të ulëta se 200 pound, shkruan Daily Mail.

Drejtuesit e policisë kanë zbuluar se bandat kriminale shqiptare rrëmbejnë prindërit apo gjyshërit e rivalëve të tyre duke iu kërkuar në këmbim të lirimit para, drogë apo edhe territor për të ushtruar vepra kriminale.

“Zotërinjtë e krimit nga shteti i vogël ballkanik janë kaq të dhunshëm dhe të pamend saqë kanë uzurpuar bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë. Ata po dërgojnë shuma të mëdha të parave drejt Shqipërisë duke i fshehur nëpër makina”, shkruan Daily Mail.

Shifrat e fundit tregojnë se në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 32000 shqiptarë, ndërsa 572 prej tyre aktualisht janë në burg. Pra pothuajse 1 në 50 shqiptarë në Britani është i bugosur.

Detajet shfrytëzuese të këtyre bandave u janë paraqitur shefave të policisë në një konferencë të mbajtur në Londër së fundmi.

“Ju nuk mund të imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë, përballë brutaliteti të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët për 200 euro borxhe. Kjo krijon një dhimbje koke për policinë britanike”, ka thënë Kathryn Holloway nga policia e Bedfordshire.

Zonja Holloëay ka treguar për Daily Mail se si policia kishte zbuluar se gangsterët shqiptarë po lëviznin sasi të mëdha të parave të nga Mbretëria e Bashkuar në makinat e përshtatura posaçërisht.

Një vit më parë, dy shqiptarë, Vladimir Cahani dhe gruaja e tij Ardita, u kapën duke u përpjekur të kontrabandonin 130,000 € në makinën e tyre.

Më parë gjatë këtij viti, Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi se “grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ata janë pas shumicës së furnizimit të kokainës në të gjithë vendin dhe gjithashtu janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionin, përfundon shkrimi i gazetës britanike.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: