Nëse vuani nga yndyra në gjak, atëherë kjo recetë është e përkryer për ju. Për shkak të jetës dinamike, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik, rritja e yndyrës në gjak është një sëmundje mjaft e shpeshtë.

Ndonjëherë te personat me yndyrë të shtuar në gjak mund të vërehen depozitat yndyrore nga indi dhjamor me ngjyrë të verdhë në formë të kockave ose në formë të nyjeve në kapakët e sipërm të syve ose në pjesë të tjera të trupit.

Me përparimin e sëmundjes vjen deri te trashja e mureve të arterieve, duke kontribuar edhe faktorë të tjerë të rrezikshëm (si është duhani, alkooli, nikotina), dhe si pasojë e gjithë kësaj, për fat të keq, janë sëmundjet kardiovaskulare të cilat janë një ndër arsyet kryesore të vdekjes në botë dhe te ne. Nëse keni nivele të larta të yndyrës në gjak, ju rekomandojmë këtë recetë, sepse ju ka ndihmuar shumë personave.

Përbërësit: Fiq të thatë dhe uthull mollë. Këtë ilaç përgatiteni në mbrëmje, dhe konsumojeni në mëngjes. Merrni tre fiq të thatë dhe shponi me kruese dhëmbësh në të gjitha anët (duke formuar vrima) dhe pastaj vendosni në enë qelqi në të cilën më herët duhet të vendosni 2 decilitër uthull molle.

Le të qëndrojnë gjatë gjithë natës, kurse në mëngjes hani që të tre fiqtë. Mbetjen nga uthulla mos e hidhni, por në të njëjtën, natën në vazhdim përgatitni përsëri të njëjtën gjë, pra përsëri vendosni 3 fiq të tjerë për konsumim ditën e ardhshme.

Këto 2 decilitra uthull përdorni 7 ditë, pjesën më të madhe do ta thithin fiqtë. Ditën e tetë merrni 2 decilitër uthull të re dhe përsëritni procedurën edhe për një javë. Procedura për largimin e yndyrës zgjatë 14 ditë.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: