Shqipëria vendi i çudirave dhe paradokseve të mëdha, por sa më shumë që po hapemi me botën aq më shumë pa mend po i lëmë të huajt. Kjo gjë konstatohet edhe me të huajt që vijnë për turizëm a punë në Shqipëri.

Edhe pse ata përshtaten dhe ambientohen shpejt me vendin, përsëri janë disa gjëra që ata nuk arrijnë dot t’i konceptojnë.

Por vijnë dhe ikin të çuditur me këto zakone të shqiptarëve që nuk ndryshojnë.

  1. Trafiku.

Këmbësorë që kalojnë rrugën sipas nevojës, pa ua vënë veshin semaforëve. Shoferë të shpejtë që i japin edhe më shumë gaz makinës te vijat e bardha. Garat “Kush është më i shpejti” mes këmbësorëve dhe makinave kur semafori u jep të dyja palëve të drejtën për të kaluar në të njëjtën kohë

  1. Toni i zërit.

Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur

 

 

 

 

  1. Kafenetë

Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj

  1. Dhënia e mendëve

Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. Grupet e soditësve të grumbulluar rreth një apo dy punëtorëve që hapin rrugës një kanal, duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali

  1. Mëngjesi

Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë

  1. Gatimet

Gatimet me të brendshme (Pse, hahen këto?!)

  1. Takimet

Takimet e punës në kafene

 

 

 

  1. Qerasja

Sherret për të paguar tavolinën

  1. Vajzat

Vajzat që dalin xhiro kapur për dore

  1. Puthje burrash

Burrat që puthen në faqe kur takohen.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: