Ok gabuat, po pse nuk zini mend dhe të kërkoni falje si njerëz?

E dimë që po përpiqeni, por s’po e bëni siç duhet.

Ekziston një mënyrë e gabuar për të kërkuar falje dhe mënyra e duhur.

 

Ju me siguri po ndiqni të gabuarën:

 

 

Fajësoni tjetrin

 

Një nga gjërat më të tmerrshme që mund të bëni është të fajësoni tjetrin për gabimin tuaj, aq më keq nëse ai tjetri është dhe viktima e gabimit tuaj.

 

 

Arsyetoheni

 

Kur arsyetoni sjelljen tuaj, thjesht po përkeqësoni situatën dhe dukeni qesharakë. Bëhu burrë dreqin!

 

 

“S’është ndonjë gjë e madhe”

 

S’mund ta thuash këtë, aq më tepër nëse personi tjetër është vërtet i prekur nga gabimi juaj. Është mungesë respekti.

 

 

 

Shfajësoheni

 

Edhe nëse e bëni pa të keq, kur shfajësoheni jeni të detyruar të shpjegoni veprimet tuaja.

 

Do ta bëni dhe këtë, por momenti kur sapo gaboni nuk është i duhuri.

 

Mënyra e duhur për të kërkuar falje:

 

 

Njihni gabimin tuaj

 

Jini të parët që pranoni fajin, mos e mohoni. Kur kërkoni falje, pranoni gabimin tuaj. është një akt që ju ndihmon të rindërtoni besimin dhe të rregulloni marrëdhënien.

 

Pranoni

 

Kur pranoni plotësisht përgjegjësitë tuaja, tregoni dinjitet para personit të lënduar. Këtu nis procesi i shërimit.

 

 

 

 

Shprehuni

 

Njohja e gabimeve është një fillim i mbarë, por zemra e faljes është tek fjala ‘më fal’ dhe ‘shpresoj se mund të më falësh’.

 

Një ndjesë e sinqertë tregon se po merrni përgjegjësi të plotë mbi veprimet tuaja.

 

Kjo mund të forcojë vetëbesimin tuaj, respektin ndaj vetes dhe reputacionin, shkruan Anabel.

 

Me gjasë do të ndiheni të lehtësuar kur të dilni hapur me veprimet tuaja dhe kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndërtuar karakterin tuaj.

 

 

 

Ndryshoni vërtet

 

Është e rëndësishme të kërkoni falje, por mbani në mendje që personi tjetër mund të jetë i lënduar.

 

Jepini kohë dhe mos i nxitoni.

 

Ndërkohë mendoni me kujdes hapin e radhës pasi çdo gjë që mund të bëni ndihmon.

 

Premtimet boshe do të bëjnë dëm më shumë.

 

 

 

Pse është e rëndësishme kjo?

 

Të kërkoni falje në mënyrën e duhur, kur keni lënduar dikë gabimisht ose qëllimisht, është hapi i parë drejt pajtimit mes teje dhe personit tjetër, ose mes teje dhe ndërgjegjes tënde.

 

Nëse nuk kërkoni falje, do të dëmtoni veten më shumë në çdo aspekt, mbi të gjitha largon respektin e të tjerëve ndaj teje.

 

Të gjithë bëjmë gabime dhe lëndojmë të tjerë, por kur ndodh, një ndjesë e mirëmenduar është gjithnjë hapi i parë në shërimin e integritetit tuaj.

 

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: