Gjuha është plot me fjalë që mund ta formësojnë jetën tonë bazuar në mënyrën se si i interpretojmë ato. Ne kërkojmë fjalë që të na ndihmojnë të jetojmë një jetë më të mirë, fjalë që na sjellin lumturi, kuptimplotë dhe të gëzueshme.

Kur të jeni gati për të krijuar një listë fjalësh të jetës, është më mirë t’ia filloni me ato bazë.

Këto pesë fjalë të fuqishme nuk janë të sofistikuara as të vështira, por kanë aftësinë për të ta ndryshuar jetën.

 

JO

“Gjysma e problemeve të kësaj jete mund të ndodhin duke u nxituar në të thënit po dhe duke mos thënë në momentin e duhur.” – Josh Billings

Të thuash Jo mund të duket paksa negative, por kur përdoret siç duhet mund të jetë një mjet i fuqishëm për të na ndihmuar ta jetojmë jetën tonë më mirë.

Fjala Jo, na lejon të ndalojmë të bëjmë gjëra pa vetëdije. Shtimi i fjalës “Jo” në fjalorin tonë do të na japë fuqinë për të menduar për kërkesën që na bëhet dhe për të përcaktuar nëse kërkesa do të shtojë vlerën e jetës sonë.

Kjo na ndihmon për të mbrojtur kohën dhe energjinë tonë, kështu që ne do t’i kemi rezervë për të ndjekur gjërat që vërtetë kanë rëndësi në jetë.

PO

“Nëse dikush ju ofron një mundësi të mahnitshme dhe nuk jeni të sigurt që mund ta bëni atë, thuani po. Më pas mësoni se si ta bëni atë më vonë. “- Richard Branson

Ndërsa të mësuarit e fuqisë së fjalës JO është e rëndësishme, duhet thënë se ajo ende luan një rol kritik në rritjen tonë personale. Duke thënë PO nuk ka të bëjë me pranuarit e sa më shumë gjërave, veçanërisht ato që nuk doni t’i bëni.

“PO” ka fuqi kur ju thoni po për gjërat e duhura. Për të bërë po-në të fuqishme në jetën tonë, ne duhet të gjejmë guximin për të bërë gjërat që duam të bëjmë.

Kur ne përgjigjemi JO për shkak të kohës së kufizuar, mungesës së parave ose paaftësisë për të parë se si do të funksionojnë gjërat në fund, ne po i mohojmë vetes mundësinë për të ndjekur rrugën tonë të synuar.

Nuk ka asnjëherë kohë të duhur, para të mjaftueshme dhe kurrë nuk do të jemi të sigurtë për fundin e përrallave. Mësimi është se duhet të thuash PO gjithsesi.

BESO

“Besoni se ju mundeni dhe ju jeni në gjysmë të rrugës që keni nisur” – Theodore Roosevelt

Për të bërë diçka, duhet të besosh. Duke besuar në veten tuaj, besimin, vetë-efikasitetin ose çfarëdo që ne e quajmë, duke e ditur pa dyshim se jemi kompetent dhe shanset tona për sukses janë të larta, do të jetë një nxitës i madh për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Si të krijoni një besim të fortë tek vetja? Përmes përvojës, patjetër. Të veprosh, të mësosh dhe të bësh diçka më shumë krijon besimin për të vazhduar, sepse çdo herë përmirësohesh. Pra, besoni dhe pastaj veproni.

NGULMO

Ne ndërmorëm rrezikun dhe thamë po, ne besojmë se mundemi dhe tani fillon testimi i vërtetë – dhe do të ketë realisht një test.

Këmbëngulja përkufizohet si “përpjekja e vazhdueshme dhe e palëkundur për të bërë ose arritur diçka pavarësisht nga vështirësitë, dështimet ose kundërshtimet”. Këmbëngulja nuk është të bësh diçka pa pushim ndërkohë që pret një rezultat tjetër.

Kur besojmë që mundemi, duhet gjithashtu të besojmë se kemi forcën, vendosmërinë dhe këmbënguljen për të vazhduar luftën për gjërat që kanë rëndësi për ne. Ne nuk duhet të heqim dorë ose të dorëzohemi, ne duhet thjesht të gjejmë mënyra për të dhënë më shumë nga vetja dhe për ta vënë atë në punë për ne.

DASHURO

“Nganjëherë zemra sheh atë që syri se sheh dot.” – H. Jackson Brown, Jr.

Dashuria është emëruesi i përbashkët i njerëzimit. Nëse është dashuria romantike, dashuria familjare ose dashuria miqësore, një jetë e gjatë dhe e lumtur varet nga dashuria.

Është një ndjenjë universale që kontribuon në sigurinë tonë, vetëbesimin dhe lidhjen me të tjerët.

Studimet kanë treguar se fëmijë në jetimore që nuk ishin të rrethuar me dashuri, domethënë ata ishin injoruar dhe kishin shumë pak dashuri, do të vdisnin të rinj pa ndonjë shkak të njohur fizik.

Jetimët që morën vëmendje të vazhdueshme dhe u prekën nga dashuria, u rritën në gjendje që të funksiononin shoqërisht dhe të ruanin marrëdhënie të shëndosha.

Kur ne ndjejmë ndjenjën e thellë të dashurisë, bëhemi më të mëshirshëm, mirënjohës dhe optimistë. Është dashuria që na jep besimin se mundemi dhe aftësia për të këmbëngulur drejt një jete që ka rëndësi dhe që ia vlen të jetosh.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: