Mos e merr veten me të mira. Ti je gjithçka që ke. Nuk ka të djeshme, nuk ka të nesërme, janë të gjitha e njëjta ditë. – Janis Joplin

Forca shpesh vjen nga dhimbja, madje dhe trauma. Femrat që sot janë të forta, shpesh gjatë jetës së tyre, janë ndjerë të dobëta dhe të pashpresa.

 

Forca që ata kanë brenda vetes tashmë nuk ka ardhur vetvetiu. Përkundrazi, kjo forcë është kultivuar dhe ushqyer me kujdes.

Kjo forcë ishte rezultat i javëve, muajve e madje dhe viteve në të cilat ajo e ka lejuar veten të trajtohet më pak se sa vlen, nga frika e reagimit të ashpër apo e të qënit vetëm.

Çdo femër e fortë e ka fituar këtë forcë dhe mban plagë që nuk janë të dukshme në sytë e të tjerëve.

Çdo grua e fortë i ka bërë gjithashtu vetes premtime të cilat shërbejnë si një kujtesë për të mos e lejuar më kurrë veten t’i rikthehet asaj vajzës së dobët që dikur ka qënë.

Ja cilat janë 5 premtimet e fuqishme që ajo i ka bërë vetes:

Ajo ka premtuar që nuk do të heqë dorë kurrë nga pjesë të vetes për të kënaqur një mashkull

Një grua e fortë është përballur shpesh me sfidën e të hequrit dorë nga pjesë të vetes që ishin aq të dashura për të, me qëllim që të kënaqë dikë i cili nuk e vlerëson atë si një qenie e tërë humane.

Nëse ajo ka hequr dorë nga interesat e saj, miqtë e saj, puna apo ambiciet, një grua e fortë i ka premtuar vetes se kurrë më nuk do të lërë pjesë të saja të ikin.

Ajo është një person i tërë dhe nuk do ta lejojë kurrë një tjetër person të zgjedhë tek ajo pjesë të cilat i duken të pranueshme.

Ajo ka premtuar se nuk do të presë kurrë që ai të ndryshojë

Duke shpresuar se ajo mund ta ndryshojë mashkullin që ka në krah, vetëm nëse ajo do ta donte atë në mënyrën e duhur, është një gabim që çdo femër e fortë nuk do ta përsëriste më kurrë. Të presësh që dikush të ndryshojë vetëm sa do të sjellë zhgënjim dhe acarim.

Çdo femër e fortë e di se nuk ia vlen të mërzitet duke u përpjekur dhe dashur pët të shndërruar dikë në një person më të mirë.

Ajo ka premtuar se kurrë më nuk do të kërkojë më pak nga sa meriton

Çdo femër e fortë ka kaluar një periudhë të tillë në jetën e saj ku ka menduar se ka parë diçka të mirë tek një tjetër person dhe e ka lënë veten të vuajë sepse ka menduar se ajo do të mund ta kultivonte atë mirësi.

Në fund, ajo do të zbulonte se ti nuk mund të duash në jetë një lule kur e gjitha ajo me të cilën është ujitur ka qenë uthull. Fuqia vjen kur një femër kupton se ajo çfarë meriton është dikush që është i mirë në të tijën, pa pasur nevojë të gërmohet për të gjetur atë mirësi.

Kur asaj i erdhi forca, ajo i premtoi vetes se kjo nuk do të ndodhte kurrë më.

Ajo i premtoi vetes se nuk do të bëhet më kurrë pjesë e lojërave të tij

Një femër e fortë është ajo që dikur përpiqej aq shumë të kuptonte lojërat e mendjes të cilat nuk kishin rregulla dhe ishin të dizenjuara që ajo të humbte. Dhe pas kësaj, ajo do t’i premtonte vetes të largohej nga ato lloj lojërash pavarësisht çdo gjëje.

Çdo femre të fortë i është dashur të mësojë se si ta jetojë jetën me rregullat e saj duke mos e lejuar dikë tjetër t’i krijojë ato për të.

Ajo i ka premtuar vetes që nuk do të lejojë më kurrë që të përdoret

Çdo femre të fortë i është dashur ta mësojë këtë forcë në një mënyrë apo tjetër. Pasi e ka lënë veten të përdoret – për punë emocionale, për komoditet – ajo i ka premtuar vetes se ajo kurrën e kurrës nuk do të lejojë më që të përdoret.

Ajo mësoi se ajo vlente më shumë nga sa përdorej dhe sapo zbuloi dhe kërkoi vlerën e saj, ajo u bë më e fortë se kurrë.

Ajo i premtoi vetes se askush nuk do ta bënte më atë të ndihet kaq e paaftë.

Edhe pse forca vjen pasi një herë je ndjerë e dobët dhe e paaftë, ajo forcë do të qëndrojë tek çdo femër për të gjithë pjesën tjetër të jetës. Mësimet e jetës mund të jenë të vështira për t’i gëlltitur, por sapo të jenë mësuar ato do të na shërbejnë gjatë gjithë jetës.

Çdo grua e fortë ka një listë premtimesh që ajo i ka bërë vetes dhe janë ato të cilët e mbajnë atë emocionalisht dhe mendërisht të shëndetshme.

Femrat e forta kanë mësuar të mos përulen kurrë dhe të mos e lejojnë veten të mashtrohen.

Ato kanë mësuar se janë qënie të tëra njerëzore, njerëz me kapacitet të madh për të dashur dhe për t’u dashur, por vetëm për ata të cilët e meritojnë dhe e trajtojnë atë siç duhet.

Me forcën, vjen një kuptim i plotë i botës.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: