Gjuha e trupit përbën një ndryshim të madh në vetëbesimin e një personi.

Disa marifete siç është ajo e të kujtuarit që të buzëqeshësh janë mjaft të thjeshta për t’u përfshirë në jetën e përditshme. Siç ka nga ana tjetër edhe teknika të tjera që janë relativisht më të mira por edhe më të komplikuara për t’u përvetësuar.

 

Më poshtë renditen 6 teknika të gjuhës së trupit që janë të vështira të mësohen, por sapo t’i mësoni do të shihni përfitime prej tyre gjatë gjithë jetës.

Pasqyrohu në personin me të cilin po flet 

Pasqyrimi apo përafrimi i qëndrimit të trupit tuaj në përputhje me pozicionin e personit që keni përbalë duke folur, mund të jetë një aftësi e vështirë për t’u zotëruar, por duke e bërë një gjë të tillë tregoni admirim dhe mirëkuptim.

Një gjë e tillë është e vështirë të bëhet sepse shpesh mund të ngjash si një person që po imiton apo po tall tjetrin me qëndrimin e tij por është një aftësi e shkëlqyer për t’u përvetësuar në mënyrën e duhur nëse doni të krijoni një përshtypje të mirë.

Ec me qëllime të qarta duke transmetuar energji

Jo të gjithë ecin me vetëbesim. Disa prej nesh shfaqen me një ecje të ngadaltë dhe të vështirë.

Sipas shkencëtarëve amerikanë është e vështirë të ndryshosh mënyrën se si ecën por nëse ndërmerr disa hapa për t’a përmirësuar mënyrën e të ecurit, ti mund të sigurohesh se të tjerët nuk do të bëjnë gjykime të gabuara mbi vetëbesimin, bukurinë dhe besueshmërinë tënde.

Mbaj kontaktin me sy

E gjitha ka të bëjë me sytë.

Personat që lëvizin shpesh apo rrotullojnë sytë duke e humbur kontaktin pamor japin përshtypjen e një personi në ankth, të shpërqëndruar apo jo të besueshëm.

Mund të jetë e vështirë që të perfeksionosh aftësinë e mbajtjes së kontaktit me sy, duke qenë se për disa persona është mjaft e sikletshme dhe që nuk ju vjen natyrshëm, por është diçka praktike që ju jep një ndihmë të konsiderueshme në jetë.

Për fat, ka disa teknika të thjeshta për mbajtjen e një kontakti pamor pa u dukur si një person që ka ngulur sytë. Eksperti i komunikimit, Leil Lowndes këshillon që duhet të mendosh sikur sytë tuaj janë të ngjitur me ato të personit me të cilin po komunikoni, mbani kontaktin por mos u fiksoni.

Pasi të përmirësoni këtë aftësi do të shihni se si bashkëbisedimi juaj përballë me të tjerët do të përmirësohet ndjeshëm.

Mbaji duart në një vend të dukshëm

istock-660629502.jpg

Është e vështirë të dish se çfarë të bësh me duart nganjëherë kur bisedon, sidomos për një person nervoz.

Natyrshëm të vjen që t’i fusësh në xhepa apo ti fshehësh duke kryqëzuar krahët. Këto janë veprime të kuptueshme por krijojnë tek tjetri një imazh negativ për ju.

Është mjaft e rëndësishme që t’i mbash duart në një vend të dukshëm, që të mso japësh përshtypjen e një personi që po fsheh diçka. Në këtë mënyrë ftoji njerëzit dhe lejoji që të besojnë tek ju duke përdorur një gjuhë trupi më të hapur ndaj të tjerëve.

Shmangi ato pozicione që të bëjnë të dukesh sikur por po mbrohesh, edhe në rastet kur po mbrohesh vërtetë.

Ulu drejt

Prindërit kishin të drejtë që na bërtisnin kur ishim të vegjël për të drejtuar qëndrimin tonë të shtrembër dhe dembel.

Nëse do të “rehatohesh” në karrigen tënde, të tjerët do t’a interpretojnë si një shenjë e mosinteresit tënd ndaj tyre apo që nuk je duke u treguar serioz.

Uluni në karrige sikur keni një fije të hollë që ju mban të lidhur nga maja e kokës deri në tavan. Të ulurit drejt tregon inteligjencë, vetëbesim dhe besueshmëri.

Kushdo që ka një qëndrim jo të mirë do të thotë se nuk është e thjeshtë por provoni t’a përmirësoni dhe do t’ja vlejë për një kohë mjaft të gjatë.

Përmirëso shtrëngimin e duarve

Asnjë nuk do që kur të shtrëngojë duart me dikë, të marrë në dorë një “peshk të ngordhur”. Ekspertja e komunikimit, Ashish Arora nënvizon se shtrëngimi i “dobët” i dorës është i barazvlefshëm me një person të dobët, në mendjen e shumicës prej njerëzve.

Kur shtrëngoni duart, ju doni që shtrëngimi të jetë mjaftueshëm i fortë sa të ndjesh kockat e personit tjetër që ke përballë dhe aq e lehtë sa të ushtrosh presion në lëkurën e tjetrit duke e mbajtur konstante, ndërkohë që bën dy-tre lëkundje të moderuara të dorës në pjesën vertikale.

Ndërkohë ruani kontaktin me sy dhe një buzëqeshje të vazhdueshme.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: