Duke shikuar çantën tuaj, mund të themi nëse preferoni stabilitetin, doni të tërhiqni vëmendjen apo nëse thjesht keni qenë të shqetësuara nëse përputhet çanta me këpucët tuaja.

Çanta e shpinës me shumë xhepa – Ti kërkon aventura

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

 

Nëse je një tip që ëndërron të udhëtojë botën pa shumë gjëra, por vetëm me të domosdoshmet, jemi të sigurtë që ju do të keni një çantë të tillë mbi shpinë.

“Rehatia dhe stili është kryefjala juaj”, thotë Sugandh G. Agrawal, dizajner dhe themelues i Gunas New York, një markë që prodhon 100 për qind çanta vegane.

“Femrat që e duan një çantë të tillë duan ti kenë duart e lira, pa kompromentuar stilin e tyre të modës.”

Ato besojnë në një jetë të shëndetshme dhe ashtu si mendja e tyre, çanta e tyre është jo e rrëmujshme.

Çantë mbajtëse – Je kokëfortë dhe e palëkundur

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

A jeni tipi që doni të shprehni mendimin tuaj, edhe kur është i papëlqyeshëm?

Nëse ju jeni një përcaktuese qëllimesh me një ndjenjë të fortë iniciative, vëmë bast që ju do të mbani një çantë të tillë.

“Ju keni shumë gjëra për të manovruar në jetën tuaj dhe mbajtësja përshtatet për gjithçka që ju nevojitet për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve tuaja”, thotë Agrawal.

“Ju jeni një organizuese, e cila nuk ka frikë të ndërmarrë një iniciativë dhe të mbajë qëndrim për bindjet e saj të forta”.

Çanta me krahë të gjatë – Ti nuk mban gjëra të tepërta

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

Për ju, një çantë duhet të mbajë vetëm gjërat e domosdoshme. Ju keni nevojë për telefonin tuaj, portofolin, çelësat dhe shumë pak tjetër kur i drejtoheni derës për të dalë jashtë, që është arsyeja pse një ndërthurje e vogël e tillë është ideale.

“Pak mjafton,” një çantë mjaftueshëm funksionale dhe argëtuese, delikate dhe e guximshme janë disa prej mbiemrave që do të përdornim për të përcaktuar preferencat tuaja të çantave,” thotë Agrawal.

Me një çantë të tillë, ju nuk mbani pesha të tepërta dhe nuk kaloni pa rënë në sy.

Çanta në formë valixheje – Je e sigurtë dhe e vendosur

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

Ju qeshni me të madhe kur dikush ju thotë se çanta juaj është e dizajnuar për meshkuj.

Në fund të fundit, ju jeni një grua e zënë me punë, me një ndjenjë drejtimi, kështu që mbështeteni në çantën tuaj për ta mbajtur jetën tuaj profesionale në rregull.

“Moderne dhe e pavarur, ju jeni një femër e orientuar nga qëllimi me një pikëpamje të qartë dhe një imazh të fortë vetjak”, thotë Agrawal.

Ju keni gjëra për të bërë, vende për të vizituar dhe njerëz për të takuar. Kushdo që nuk e kupton vendosmërinë tuaj, le të rrijë mënjanë.

Çanta krahu me rripa të shkurtër – Do të tregosh statusin tënd

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

Pranojeni: Doni që t’i ktheni kokat e të tjerëve dhe tu lini përshtypje njerëzve me zgjedhjet tuaja të modës.

Për ju, një çantë që lakmohet është treguesi më i mirë i statusit dhe i suksesit, kështu që ju gjithmonë jeni në kërkim për të zgjeruar koleksionin tuaj të çantave.

“Çanta juaj është simbol i statusit”, pranon Agrawal. “Ju intereson për dobinë që ka por edhe për ta kombinuar me të gjitha këmishat dhe rripat që keni”, të cilën një çantë e tillë e bën përsosmërisht.

Çanta në formë guacke – Do të godasësh me stilin tënd

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

Nëse duhej të përmblidhej në katër fjalë, të gjithë do të pajtoheshin për këtë: Shpirti i festave: “Ju jetoni për të qeshur, për t’u shoqëruar, për të kërcyer dhe për t’u ndjerë të rinj, sidomos nëse keni veshur një fustan të zi të shkurtër.

“Nëse pëlqeni të mbani një çantë gauckë, ju jeni dukshëm një tip që adhuron të dalë,” thotë Agrawal.

“Ju jeni një person i vërtetë që doni të dëfreheni dhe ta jetoni jetën”.

Çanta portofol – Nuk prisni asnjëherë më të keqen

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

Si idealiste e vërtetë që jeni, kur largoheni nga shtëpia, supozoni se një çantë portofol është gjithçka që ju nevojitet.

Ju jeni kaq pozitive dhe optimiste sa nuk do të prisni kurrë që diçka të shkojë keq. Por, ndërsa kjo cilësi ju bën kaq të këndshme për të gjithë, kjo gjithashtu do të thotë që jeni shumë e papërgatitur kur të papriturat ndodhin.

“Natyra juaj është e qetë dhe ju doni të jeni të rrethuar nga njerëz me një pasion për jetën”, thotë Agrawal.

Çantat “kosh” – Do qëndrueshmëri

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

A jeni kundërshtues të ndryshimit? Nëse jeni një person që dëshiron të përdorë të njëjtën çantë çdo ditë për vite të tëra (derisa në atë pikë sa bëhet e papërdorshme), me siguri çanta kosh është stili juaj i preferuar.

“Çanta juaj është stolia juaj e çmuar. Ju nuk i përqafoni ndryshimet dhe ju pëlqen qëndrueshmëria, “thotë Agrawal.

Çantë mesatare me detaje të ndryshme – Je shumë femërore

What-Your-Handbag-Says-About-Your-Personality

A i pëlqeni copat e punuara dhe të buta? I pëlqeni nuancat e reja të thonjve dhe të buzëkuqëve?

Nëse është kështu, mund të supozojmë se jeni me të vërtetë një zemër e ëmbël që nuk do të dëmtonte një mizë dhe ju adhuroni të keni një çantë të tillë.

“Ju nuk doni ta fshihni anën tuaj femërore,” thotë Agrawal. “Detajet e thjeshta si lule dhe dizenjo të ndryshme ju sjellin gëzim dhe shërbejnë për tu sjellë në mendje shumë kujtime të lumtura.

Butësia e çantës tuaj është një reflektim i personalitetit tuaj të butë”.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: