Zgjedhjet që bën njeriu në jetë tregojnë shumë për të, sidomos në rastet e situatave stresuese kur i duhet të marrë një vendim të shpejtë pa u menduar gjatë.

Zbuloni më shumë mbi personalitetin tuaj përmes këtij testi të shkurtër dhe të thjeshtë. Të duhet vetëm të vendosësh se cili ka nevojë më urgjente për ndihmë, pa e menduar gjatë arsyetimin.

 

Pasi të zgjedhësh personazhin që do të ndihmosh të parin, gjej më poshtë karakteristikat që sugjeron për për ty përgjigjja e dhënë.

Nëse ke zgjedhur 1, zonjën e verbër

Je edukuar mjaft mirë, me një moral të fortë dhe me një respekt të madh për traditat dhe të kaluarën. I zgjidh problemet me racionalitet dhe nuk ndërmerr veprime pa i menduar mirë.

Nuk i pranon dot padrejtësisë e jetës. Shpesh kryen punë dhe zgjidh probleme, të cilat për të tjerët janë të mërzitshme dhe nuk ia vlejnë.

Nëse ke zgjedhur 2, vogëlushin

Zgjedhja jote tregon se je një njeri shumë i ndjeshëm dhe që e ke provuar më shumë se një herë të të lëndojnë. Je nga ata persona që ka shumë gjasa të lëndohet nga të tjerët por që asnjëherë nuk i lëndon ata.

Miqtë e tu duan shumë të qëndrojnë me ju pasi ndihen të qetë dhe të sigurtë pranë jush dhe e dinë se ju do ti mbështetni gjithnjë e do t’ju gjendeni pranë.

Nëse ke zgjedhur 3, zotërinë me këmbën e thyer

Nëse ke zgjedhur figurën 3, zgjedhja jote tregon se ti një je shpirt aventurier. Ti je shpirti i festës kudo që shkon dhe një njeri pasionant. Nuk të pëlqen buja por të vjen natyrshëm lirshmëria që ke.

Nuk bën asnjëherë më shumë se sa të kërkojnë. Je një lider i lindur dhe tërheq si me magnet po ashtu njerëz të fortë si vetja.

Nëse ke zgjedhur 4, infermieren

Zgjedhja jote tregon se je një person që i merr gjërat lehtë dhe je optimist. Rrallëherë ju kushton vëmendje problemeve të botës ndaj dhe jeta të duket me ngjyra të thjeshta.

Gjen shpejt një gjuhë të përbashkët me të tjerët dhe nuk të pëlqen ta lodhësh veten me punë. Ke një natyrë kurioze dhe të pëlqen të dalësh të shijosh aventurat pasi nuk duron dot të mbyllesh brenda katër mureve.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: