Kalimi i Hënës së plotë nga Bricjapi në Gaforre shënon një fazë të re për të gjitha shenjat e horoskopit, të cilat do të përballen me ndryshimet rrënjësore jo vetëm këtë fillim viti, por edhe më gjatë…Efektet e saj do të përforcohen akoma dhe më shumë me shtimin e Venusit dhe Neptunit, për më gjatë lexoni si më poshtë:

1.Dashi: Ndryshe nga vitet e mëparshme, Dashi është i vendosur të bëjë disa ndryshime rrënjësore për 2018-ën sidomos lidhur me menaxhimin e kohës. Tashmë e dini sa kohë duhet t’i kushtoni jetës personale dhe asaj profesionale.

 

 

 

2.Demi: Edhe Demi është i hapur për të bërë disa ndryshime të vogla lidhur me sjelljen e tij karshi të tjerëve, ndonëse kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga të qenit i sinqetë, i ndershëm dhe transparent.

3.Binjakët: Binjakëve u nevojitet pak vetëndërgjegjësim këtë fillim vitit pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të kuptojnë aftësitë e tyre, si dhe të përcaktojnë deri ku duhet të vendosin limitet.

4.Gaforrja: Gaforrja duhet të ndihet me fat për këtë fillim vitit pasi Superhëna është strehuar pikërisht në shenjën e saj. Parashikohen ndryshime positive në jetën personale, duhet vetëm të tregoni kujdes përsa u përket luhatjeve të humorit.

 

 

5.Luani: Të lindurit nën shenjën e Luanit duhet të përfitojnë nga drita e Superhënës për të kuptuar se çfarë ose kush i nevojitet për të realizuar planet e sivjetshme.

6.Virgjëresha: Lajme të mira edhe për Virgjëreshën që mesa duket do të përjetojë një prej viteve më të rëndësishëm të jetës së saj.

7.Peshorja: Edhe për Peshoren Superhëna e vendosur në Gaforre nënkupton një periudhë reflektimi për të rigjetur vetëdijen dhe për të përcaktuar rrugën e së ardhmes.

8.Akrepi: Përdorni energjinë e Superhënës për të ndërmarrë një hap të ri në marrëdhënien në çift. Ajo do të ndriçojë mendjen, por edhe zemrën.

 

 

 

9.Shigjetari: Për Shigjetarin ka ardhur momenti i duhur për të përveshur mëngët dhe investuar më shumë në planin profesional, çka nënkupton jo vetëm realizimin në një profil pune të caktuar, por edhe në ndjeken e studimeve.

10.Bricjapi: Bricjapit i nevojitet një monolog i gjatë me veten, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të përcaktoni kujt duhet t’i jepni vëmendje dhe rëndësi gjatë 2018-ës.

11.Ujori: Ujori duhet të jetë i sigurtë në vetvete në përballjet e para që do të ketë gjatë këtij fillim viti.

12.Peshqit: Mund të merrni frymë lirisht, tashmë Saturni nuk është problem juaj.

 

 

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: