Në oqeanet e hemisferës jugore është vërejtur një dukuri shumë e çuditshme – vorbulla uji që lëvizin në drejtimin e kundërt.
Shkencëtarët kanë kohë që janë të njohur me fenomenin, por rastet e zbuluara kohët e fundit kanë tipare shumë të pazakonta.

Ato lëvizin dhjetë herë më shpejt se vorbulla të zakonshme, janë të lidhura nën ujë në formë të shkronjës U dhe mund të udhëtojnë deri në gjashtë muaj.

Ajo që i bën edhe më çuditshme është se thithin krijesat e vogla të detit, të cilat i dërgojnë në distanca të mëdha.

Hulumtuesit po bëjnë kërkime të mëtejshme për të gjetur se si vjen deri te formimi i tyre dhe pse vorbullat sillen kaq çuditërisht.

“Vorbullat standarde, të cilat lindin për shkak të rrymave të ujit, kanë një rol shumë të rëndësishëm në mbijetesën e jetës detare. Ato ngrenë gjallesat që gjenden zakonisht në pjesët më të thella të oqeanit më afër sipërfaqes”, thotë Chris Hughes, oqeanograf në Universitetin e Liverpulit.

“Gjithashtu, inkurajojnë përzierjen e ujit të nxehtë dhe të ftohtë, në sajë të cilës bartet ngrohja nga ekuatori në pole. Ky fenomen nuk do të kishte qenë i mundur pa vorbulla,” shtoi Hughes.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: