Veprim i koordinuar për zhvillim.

Java e parë e vitit pas festave dhe lidhjet e planetëve janë shumë pozitive.Marsi lëviz në Akrep në shenjën e fuqisë së tij afër me Jupiterin. Do kemi veprimtari të suksesshme, frymëzim krijues dhe një sporo që do sjellë prodhim në kohë.Afërdita me Plutonin në Bricjap do kenë lidhje shume pozitive me Marsin dhe Jupiterin në Akrep.NË ASPEKTIN PROFESIONAL bizneset që do hapen në ketë periudhe do kenë ecuri të suksesshme, po ashtu edhe bashkëpunimet.

 

 

 

NË JETEN PERSONALE do ketë shanse për lidhje që mbartin pasion, por edhe mirëkuptim, pasi do keni shansin të njihni njerëzit e duhur.

 

KOMBINIMI AKREP-BRICJAP DO JETË BAZE PËR SHUMË SUKSESE NË JETËN PERSONALE E PUNË EKONOMIKE, PROFESIONALE E BIZNESE.

 

Dashi mund të çlirohet nga detyrime morale e ekonomie dhe në bashkëpunim me Bricjap e Akrep mund të bëjë sukses.

 

Demi do përparojë suksesshëm në planet e tij dhe do ketë takime e bashkëpunime shume të rëndësishme pune. Martesa do jetë prioritet.

 

 

 

Binjaket do kenë mbështetjen më të madhe ekonomike të këtij viti prandaj duhet të jenë të vëmendshëm.

 

Gaforrja do gjejë pasionin e vetë të Akrepi dhe zhvillimin e mëtejshëm në lidhje të qëndrueshme e bashkëpunime.

 

Luani do konkretizojë qëllimet e tij të rëndësishme dhe themeltare. Pasurinë e patundshme e siguron dhe punën.

 

 

 

Virgjëresha në bashkëpunim me Bricjap gjen frymëzim dashuri dhe forcë për të lulëzuar.

 

Peshorja do investojë fuqishëm dhe çdo gjë në ketë drejtim do jetë me mbrojtje dhe me zhvillim.

 

Akrepi do ketë iniciativa të shkëlqyera dhe strategji perfekte. Çdo moment do ti shërbejë qëllimeve të tij.

 

 

 

Shigjetari do përmbushë në heshtje, por plot e për plot të gjitha synimet e tij ekonomike dhe personale.

 

Bricjapi në bashkëpunim me Akrep do jetë triumfues dhe shumë rezultativ në vënien në jetë e qëllimeve akoma më të mëdha.

 

Ujori do lulëzojë si emër, si prezence dhe si jete personale. Publikimi do jetë sukses i padiskutueshëm.

 

Peshqit në bashkëpunim me Akrep do udhëtojnë, do marrin guxim dhe do ndjehen superior në një lojë e lodhshme, por që e fitojnë.

 

 

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: