Për një martesë të mirë, nuk mjafton vetëm dashuria. Por këtë nuk e kanë në mendje shumica e femrave.

Në fakt, kur shumica e femrave e zgjedhin një partner me të cilin duan të martohen, zakonisht përfundojnë me atë të cilin kanë qenë qe një kohë të gjatë, por nuk janë të rralla rastet kur i bëjnë gabimet e mëposhtme, transmeton Telegrafi.

Jeni duke u martuar me një partner i cili nuk ju përshtat, dhe shpresoni se në të ardhmen e ndryshon mendjen

Një numër i madh i martesave përfundojnë me divorc shkaku i kësaj. Tu martuarit me mendimin se partneri më vonë do ta ndryshojë mendjen apo do t’i ndryshojë qëllimet, punën, pikëpamjen për martesën, etj., është ide e keqe.

I lejoni prindërit dhe miqtë të vendosin se me kë duhet të martoheni

Edhe pse nuk e pranojnë, shpeshherë femrat i lejojnë miqtë dhe të afërmit ta zgjedhin partnerin e tyre martesor! Zakonisht femrat martohen me një person i cili është i pranueshëm nga familja, dhe që i përmbush të gjitha kërkesat e familjes.

Por a ka rëndësi kjo për ju? Nëse ai nuk i përmbush kërkesat tuaja, martesa nuk do t’ju zgjatë shumë sepse të jetuarit për të tjerët është gjithmonë ide e keqe.

Martoheni me dikë që nuk ka karrierë, e as plane për të ardhmen
Ka shumë meshkuj simpatikë të cilët dinë si ta fitojnë zemrën e një femre, por nuk janë të përshtatshëm për martesë. Shumica e tyre e kanë një karakteristikë të përbashkët: nuk janë tipa që u pëlqen puna!

Kjo është shumë e thjeshtë, kur e zgjedhni një partner me të cilin dëshironi të martoheni, gjithmonë duhet ta gjeni dikë që ka qëllime në jetë dhe i pëlqen puna e progresi. /Telegrafi/

Facebook Comments
%d bloggers like this: