“Të dashur miq ky do të jetë mesazhi im i fundit, sepse kur ju ta lexoni atë unë do të jem në Parajsë”.Kështu ka nisur letra mallëngjyese e një fëmijë 7 vjeç lënë prindërve dhe miqve. Marshall Clark humbi jetën mesditën e së enjtes për shkak të një sëmundje të rrallë të quajtur, Batten.Kjo është një lloj sëmundje gjenetike që shfaqet tek fëmijët rreth moshës 5 vjeç deri 12 vjeç dhe shkatërron neuronet. Në këtë mënyrë një fëmijë i prekur nga kjo sëmundje nuk mund të ecë, lëvizë, të flas të hajë madje shkakton dhe probleme mendore.

 

 

 

Kjo ka ndodhur në Plymouth, në Britaninë e Madhe, ndërsa mesazhi i 7-vjeçarit, i cili u publikua në Facebook nga gjyshja e tij, përloti mbarë botën.

 

Marshall muajt e fundit të jetës së tij i kaloi në shtat pa lëvizur për shkak të sëmundjes, ndërkohë që as nuk mund të fliste dhe të komunikonte me njeri. Sëmundja iu diagnostikua në shtator të vitit 2013 dhe rasti i tij ishte i 24-ti në Britaninë e Madhe.

 

Për gjatë gjithë kësaj periudhe dhe deri në fund të jetës për të u kujdes gjyshja. Letra u shkrua para se 7-vjeçari të përkeqësohej. Në të Marshall tregoi të gjithë aktivitete që nuk mund të bënte, që kur ishte prekur nga sëmundja.

 

“Gjyshja më ka treguar gjithçka, që ka lidhje me Qiellin dhe për të gjitha gjërat që mund të bëj kur të shkoj atje. Atje do të ketë shumë torta, luleshtrydhe, kek e shumë të tjera e unë do të t’i ha të gjitha dhe do të vrapoj pa fund.

 

 

 

Isha shumë i mërzitur se do të vdisja dhe do të humbja njerëzit e mi të dashur por “Nana”(gjyshja) më ka thënë se dashuria e madhe, që kanë për mua është aq e fortë sa do të më duket sikur janë gjithmonë me mua”- vazhdon vogëlushi letrën e tij.

 

Ai gjithashtu flet dhe për sëmundjen e tij, e cila i ndryshoi jetën. “Nana thotë që jam fëmija më guximtar në botë. Kur sëmundja nuk më lejonte të bëja asgjë, as të lëvizja as të haja, as të përdorja iPad-in tim nuk ndalova kurrë së buzëqeshuri. Nuk kam qarë asnjëherë, kur sapo ngrihesh këmbët nuk më mbanin e bija vazhdimisht apo kur s’mund të haja dhe brenda barkut më vendosën një tub.

 

Edhe kur nuk mund të lëvizja dhe s’mund të flisja më pëlqente të dëgjoja ato që më lexonte gjyshja, përfshirë këtu edhe mesazhet që më dërgonin shokët e mi.

Dhe në fund të letrës vjen lamtumira e 7-vjecarit. Një lamtumirë, që vetëm një person që ndodhet në prag të vdekjes mund ta japë në këtë mënyrë.

 

“Keni qenë gjithmonë pranë meje, më keni mbështetur dhe dashur shumë, dua t’ju falënderoj nga zemra për gjithçka. Tashmë duhet t’ju them lamtumirë. Qofshi të lumtur për mua dhe mos u mërzisni sepse unë nuk do të jem më e bllokuar në këtë trup, i cili nuk më lejon të bëj asgjë që dëshiroj.

 

 

 

Tani jam i lirë për të shijuar çdo gjë që dua dhe, që më kanë munguar prej kohësh”- përfundon letrën mallëngjyese 7-vjecari.

Funerali i vogëlushit do të zhvillohet më 8 nëntor, ditë kur Marshall do të mbushë 8 vjeç.

 

 

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: