Dy motra nga Lezha përfunduan të vrara një javë më parë nga bashkëshorti i njërës prej tyre, në qytezën Husen, Zvicër.

54-vjeçari me inicialet R.B nga Kosova ka përfunduar në prangat e policisë pasi u zbulua vrasja makabre me thikë, e cila ishte bërë në kuzhinë.

 

Ditën e sotme motrat Alma dhe Elda Frroku kanë mbërritur në Lezhë ku janë pritur nga familjarët. Ceremonia mortore do të mbahet nesër, në këtë qytet.

 

Një i afërt i viktimave ka folur për News 24 dhe ka thënë se nuk kërkojnë hakmarrje, por kanë besim se shtetit zviceran do të zbardhë ngjarjen.

 

Ai është shprehur:

 

Nuk kërkojmë hakmarrje jemi njerëz që jemi rritur në Europë jemi të sigurt që shteti zviceran do zbardhë çdo gjë. Edhe të gjitha shpenzimet e proceduarat për t’i sjellë trupat e tyre në Shqipëri i ka përballuar shteti zviceran.”

Familjarët e dy motrave kanë treguar se nuk kanë dijeni për shkakun që e ka çuar dhëndrin e tyre në këtë akt të rëndë. Megjithatë ata kanë pohuar se 54-vjeçari e dhunonte prej kohësh vajzën e tyre.

 

Mediat zviceriane shkruanin se vrasja mund të ketë ndodhur se burri ka ngacmuar motrën e gruas së tij e cila kishte shkuar për vizitë. Prej kësaj mund të ketë nisur konflikti në familje që ka përfunduar me vrasjen e dy motrave. Çifti jetonte prej 18 vitesh në Zvicër dhe kishte tre fëmijë, 6 dhe 7 vjeçe, dhe një djalë 14 vjeç…shtyp mbi Reklamën ku pas 3 sekondave fillon rrëfimi i plotë.

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: