Dashi

2018 do jetë definitivisht viti i dashurisë dhe aventurave për Dashët. Ky është viti perfekt për të hapur një biznes të ri. Mos harroni të bëni pushime me të afërmit tuaj. Nga ana shëndetësore do jeni mirë nëse bëni ushtrime fizike shpesh herë. Nga ana e dashurisë do gjë do shkojë shumë mbarë nëse ju i mbani premtimet që keni bërë.

Demi

2018 do jetë viti i harmonisë dhe paqes. Ju do gjeni paqen e brendëshme dhe më e rëndësishmja nuk do lini frikërat tuaja që t’ju presin rrugën drejt suksesit. Lidhjet e dashurisë mund të bëhen më serioze, dhe çiftet e martuara mund të presin fëmijë.

 

 

 

Binjakët

 

Ky vit do jetë një vit ndryshimi për Binjakët. Mos lejoni hiperaktivitetin tuaj t’ju shkatërroj lumturinë. Do filloni një lidhje të re me partnerin perfekt. Sigurohuni që ta mbani atë pranë vetes.

 

Gaforrja

 

Ky do jetë një vit i zgjidhjeve të vështira për Gaforret. Përgatituni për ndryshime në shumë aspekte të jetës tuaj dhe mos shpenzoni para për gjëra që nuk ju nevojiten. Partneri juaj do ketë nevojë për ndihmën tuaj që të kapërcej frikërat e tij/saj.  Shëndeti dhe lidhja do jenë stabël pasi ju të bëni gjithëçka  që keni në dorë për t’i forcuar ato.

 

 

Luani

 

2018 do jetë një vit i mirë për Luanët. Fati do ju ndjek ngado nga shkoni, pra mos prisni për momentin e caktuar për një punë ose një lidhje, lejo momentin të të drejtoj. Nuk i dihet asnjëherë, mund të fitoni dhe llotarinë! Kur vjen puna tek dashuria mos hezito ta rrethosh veten me personat e duhur.

 

Virgjëresha

 

Ky do jetë një vit diplomatik për virgjëreshat. Disa vendime të vjetra do ju shkaktojnë probleme prandaj ju këshillojmë ti zgjidhni sa më parë të jetë e mundur. Një nga këto probleme mund të jetë dhe ishi juaj. 2018 është viti i duhur për t’ju dhënë fund lidhjeve jo të sukseshme në këtë mënyrë do parandaloni stresin që do ndikojë tek ju.

 

 

 

Peshorja

 

Ky vit do jetë viti i zbulimeve të reja. Lejo anën tuaj kreative t’ju drejtojë. Shprehni idetë tuaja tek të tjerët në mënyrë që të tjerët t’ju kuptojnë më mirë dhe të bëheni shembull për ta. Mos harroni të shpenzoni kohë me të dashurit tuaj. Mund të gjeni dashurinë e jetës tuaj në gjysmën e 2018.

 

Akrepi

 

Nëse doni ta lini të shkuarën pas, duhet të merrni iniciativën për të përmbushur qëllimet tuaja. Lidhja juaj e dashurisë mund të bëhet serioze. Nëse doni të jeni të shëndetshëm, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht duhet t’i drejtoheni një diete më të pasur në vlera ushqyese.

 

Shigjetari

 

Ky vit do jetë i mbushur me entuziasëm dhe vullnet për Shigjetarët. Jeta juaj sociale do jetë e mrekullueshme. Përsa i përket punës dhe karrierës suaj, do ju duhet të merrni disa rreziqe, por mos u shqetësoni, sepse nuk do të dështoni. Jeta juaj e dashurisë do jetë perfekte.

 

 

 

Bricjapi

 

Edhe pse keni një reputacion që jeni një njeri praktik, këtë vit ju do shpalosni kreativitetin tuaj në 2018. Ndërsa për të dashuruarit ky është një vit perfekt për t’u martuar.

 

Ujori

 

Ky do jetë një vit i mbushur me mundësi të shumta dhe shumë pozitive. Do ja kaloni shumë mirë në punë dhe gjëndja financiare do jetë shumë e kënaqshme. Ky mund të jetë viti ideal që Ujorët, të kenë fëmijë.

 

Peshqit

 

Në 2018, do ju prij në jetë qetësia dhe pozitiviteti. Ky do jetë sekreti i suksesit tuaj sin ë jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.

 

 

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: