Shumë vite kanë kaluar që nga debutimi i saj fillestar në pasarelë edhe pse nuk mund të thuhet. Në moshën 46-vjeçare, Venerja e Zezë është magjepsëse dhe si një statujë greke, aq sa  të jetë në gjendje të përballojë një shërbim fotografik që lë shumë pjesë të trupit zbuluar.

Naomi Campbell është protagoniste i edicionit të shkurtit të revistës gjermane “GQ”. Dhe me të vërtetë ishte kjo revistë që vitin e kaluar e kishte shpallur atë “modele të shekullit”.

 

Në bardh e zi ose me ngjyra, e zhveshur ose jo, e përjetësuar në fotografi nga Nico Bustos, hijeshia e saj vazhdon të jetë e njëjta si kur parakalonte në pasarelat e botës, në vitet nëntëdhjetë. Revista shkruan se Campbell, edhe kur nuk kërkon vëmendje, e gjen atë. Për më tepër, me një fizik si ajo, është e vështirë të kalosh pa u vënë re. E megjithatë të tërheq energjia e saj, e palodhshme: ajo mund ta kalojë jetën e saj, si e papunë duke shijuar frytet e viteve të arta dhe megjithatë kurrë nuk ndalet. Modele, sipërmarrëse, stiliste e të brendshmeve, bamirëse, por edhe me reklama. Ajo nuk ka fëmijë, ka patur shumë të dashur, ka një karakter të vështirë dhe divizmi i saj është nga ato që ngelen në histori./360grade.al

 

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: