I dini pikat e kënaqësisë sekrete që duhet t’ia prekni një mashkulli, që e bën atë të përndizet i gjithi? Prandaj, ju duhet të përqendroheni dhe prekni ato pika kënaqësie, të cilat do ta nxisin atë më shumë se sa prisnit.

Qimet e Kraharorit

Mos i neglizhoni qimet e kraharorit nëse ai ka, përpiquni të luani me to duke formuar rrathë imagjinar me gishtin tuaj tregues sepse është zona e kënaqësisë së një mashkulli, e cila është shumë e ndjeshme.

 

 

Syri i Tretë

 

Syri i tretë është vendosur në qendër të ballit dhe është gjithashtu një nga pikat e kënaqësisë së trupit. I gjithë stresi çlirohet prej tij, në momentin kur vendosni gishtin tuaj dhe shtypni atë zonë me një presion të vogël. Mbani mend, tensioni nuk do ta nxisë kurrë atë, prandaj gjërat e para në fillim.

 

Krehja me gishta

 

E vetmja gjë që e qetëson kokën e tij, është ndërfutja e gishtërinjve të femrës në flokët e tij, krehja e ngadaltë me gishta. Besojeni, nëse ju e bëni zakon që t’ia krehni butësisht me gishta kokën një mashkulli, ai do të dojë të lidhet me ju përjetësisht.

 

Prostata

 

Zona rreth anusit mashkullor është shumë e ndjeshme ndaj prekjes së lehtë dhe presionit të thellë. Nëse ai dëshiron një masazh të prostatës deri në orgazmë kjo mund të shtojë një dimension të ri të kënaqësisë.

 

 

 

Tëmthat

 

Masazhoni tëmthat, të cilat janë në anët e ballit kur shtoni presionin në syrin e tretë, duke rrotulluar ngadalë gishtat në lëvizje të këndshme dhe rrethore. Siç kam thënë më herët, ai do të përndizet në momentin kur stresi dhe tensionet e tij zhduken, sepse zona e tëmthit ka një dendësi masive të mbaresave nervore dhe masazhimi i tyre mund të shkaktojnë dopamine dhe serotoninë (hormonet e kënaqësisë).

 

Periferia kockore e fytyrës

 

Fytyra ka një strukturë unike në krahasim me pjesën tjetër të trupit. Kur koka e tij është në prehërin tuaj, prekeni me lehtësi fytyrën e tij me pëllëmbën e dorës ose thjesht rrëshqitni butësisht gishtat rreth formës së fytyrës dhe nëpër gjithë gjatësinë e nofullës. Kjo prekje si pendë mbi fytyrën etij thjesht do ta ndezë atë dhe do ta “çmontojë” shtratin me ju.

 

 

Buzët

 

Sigurohuni që të puthni ngadalë dhe të thithni në buzën e poshtme dhe me majën e gjuhës tuaj ta lëvizni lart e poshtë, por mbani buzën e poshtme të tij, mos ja lëshoni por tërhiqeni me dhëmbë me sa butësi që keni. Është një nga pikat e këndshme që preken, që stimulohet kur e “tallni” atë, duke e zmadhuar ndjesinë drejt organit të tij më poshtë.

 

Shpatullat

 

Nuk është vetëm një masazh me duar ose një prekje në shpatulla që do të çlirojë të gjitha tensionet, por një teknikë kapjeje pak do të bëjë këtë efekt. Vendose bërrylin mbi shpatullat e tij dhe shtypni butësisht lart dhe poshtë në mes të eshtrave të shpatullave dhe më besoni, do ta gjeni duke lëshuar tinguj kënaqësie dhe dëshirimi të vrullshëm për ju.

 

Qafa

 

Ai menjëherë do të ngjallet kur të puthësh zonën nën mollën e Adamit. Kjo zonë është e lidhur drejtpërdrejt me organin seksual të njeriut, butësisht vendoseni gjuhën dhe lëpijeni pakëz atë.

 

 

Pjesa e brëndshme e kofshëve

 

Kjo është një nga pikat më të mira të kënaqësisë për të prekur në trupin e një burri, prandaj mos hezitoni për të eksploruar kofshët e tij të brendshme, sepse kënaqësia e tij është kënaqësia juaj, është e dobishme në të dy mënyrat.

 

 

Facebook Comments
loading...
%d bloggers like this: